ACT - Hapen Aplikimet per Studime BA dhe MA ne Universitetin Amerikan te Selanikut 2017-2018

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

13 Tetor 2016 deri 30 Mars 2017

Shkarko Dokumenta: 

Bursa: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Selanikut ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime universitare (BA) 4 – vjeçareUniversiteti n Amerikan të Selanikut, dhe për studime pasuniversitare Master një vjecar, për vitin akademik 2017-2018.

Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor  

Administrim Bisnes (BSc)

(me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar,  Menaxhim ose Marketing)

Hoteleri Turizem (BA)

Mardhënie Ndërkombëtare (BA)

Biznes dhe Shkenca kompjuterike

Shkenca Kompjuterike (BSc)

Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) (me specializm në Gjuhësi dhe Letërsi, ose  Komunikim&Media)

 

Në nivelin Pasuniversitar :

Master në Administrim Bisnesi (MBA)

Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)

 

Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Për Studime Universitare BA:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;

  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi ne nivelin B2

  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

Për Studime Pasuniversitare

Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit ose ta kenë përfunduar atë

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://admissions.act.edu/

Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2017

Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun :

http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1për studime universitare

dhe në linkun :

http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID2për studime Master

Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afafin e treguar më siper, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtëme :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213

e-mail: bursa@osfa.al

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

 

www.act.edu                        www.osfa.al