Aplikime për Bursa Kërkimore për Studentë PHD dhe/ose Staf Akademik (Hapur)

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

19 Mars 2014 deri 27 Prill 2014

Bursa: 

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur – Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2014 -2015.

QËLLIMI :
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet lëvizshmërinë akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  për të aksesuar burime akademike të rëndësishme për  zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie. Bursat mbështesin projekte inovative që do i shërbejnë pasurimit të procesit kërkimor, lehtësimit të shkëmbimit te ideve dhe ngritjen e rrjeteve  ndërkombëtare.

KUSH MUND TË APLIKOJË :
-    Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
-    Staf Akademik që japin mësim me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN :
Aktivitete akademike ndërkombëtare, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita hulumtimi në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

FUSHAT E STUDIMIT :
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:

  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin e të varfërve; Shëndetit publik, punë sociale, dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.

AFATI I APLIKIMIT
Afati i fundit për aplikim është 27 Prill 2014.
Aplikimi dorëzohet në formë elektronike te adresa : cssa@infoscholar.org; ose dorëzohet në ‘hard copy’ pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :

Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223


Formularin për Aplikim mund ta gjeni ketu :

Më tepër informacion do të gjeni te linku :  
www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards.

Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al