CSSA

QËLLIMI:
Skema e Bursave të pjesshme : Civil Society Scholar Awards (CSSA), mbështet lëvizshmërinë akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  për të aksesuar burime akademike të rëndësishme për  zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie. Bursat mbështesin projekte inovative që do i shërbejnë pasurimit të procesit kërkimor, lehtësimit të shkëmbimit te ideve dhe ngritjen e rrjeteve  ndërkombëtare.
KUSH MUND TË APLIKOJË:
- Studentë të Doktoraturës që   studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
- Staf Akademik që japin mësim me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).
AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN:
Aktivitete akademike ndërkombëtare, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita hulumtimi në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.
FUSHAT E STUDIMIT:
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me: 
Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale, dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.
Aplikimet për cdo vit akademik hapen në fillim vitit kalendarik.

Aplikime për Bursa Kërkimore për Studentë PHD dhe/ose Staf Akademik (Hapur)

19 Mars 2014

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur – Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2014 -2015.

Rregjistrohuni qe te merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni