Bursa ne Univeristetin Amerikan te Bullgarise

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

24 October 2013 to 15 December 2013

Shkarko Dokumenta: 

Person Kontakti: 

Valbona Dedja

(English)Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa te plota dhe te pjesshme per studime 4 – vjeçare nëUniversitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2014-2015.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:   

   Studime Amerikane
   Shkenca Kompjuterike, 
   Ekonomik, 
   Administrim Biznesi,
   Politike Europiane,
   Histori dhe Civilizim ,
   Sisteme Informative,
   Gazetari dhe Masmedia,
   Komunikim, 
   Matematike, 
   Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare

    
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar). Për këtë qëllim të gjithë aplikantët  do t’i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT në fillim të vitit 2014 në zyrat e Fondacionit Soros.
  3. Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.


APLIKIMET 
Ju mund të shkarkoni formularët duke klikuar këtu, ose të vini t’i tërhiqni formularet  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues, duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më datë 15 DHJETOR 2013. Gjithashtu, ju DUHET TE APLIKONI EDHE ONLINE në linkun:

http://aubg-admissions.org/apply/application-information

Për më shumë detaje kontaktoni:

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros) ,
Rr. Qemal Stafa 120/2
Tel: +355-42-235856, 248-213
E-mail: bursa@osfa.soros.al

Per me teper informacion, Fondacioni SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë te merrni pjese në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 2 Nentor 2013, ora 18:00 pranë Hotel Tirana International, Salla Consortium. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, nga ku mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.