Bursa Plotesuese per Studime Phd per vitin akademik 2013-2014

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

01 March 2013 to 21 May 2014

Person Kontakti: 

Valbona Dedja

(English)Programi i Bursave të Fondacioneve të  Shoqërisë së Hapur  njofton  hapjen e aplikimeve për bursat Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik  2013 - 2014.  GSGP ofron bursa plotësuese deri në 10,000 USD për  studentë  nga Europa Juglindore, Ish-Bashkimi Sovjetik, Mongolia, Lindja e Mesme/Afrika Veriore dhe Azia Jugore. Qëllimi i këtij programi është të mundësoje studentë të kualifikuar të ndjekin studime doktorature në Shkencat Humane dhe Sociale në një universitet të akredituar në Azi, Australi,Europë, Lindje e Mesme dhe Amerikë e Veriut.

Kriteret e përzgjedhjes
Programi i Bursave GSGP është i vlefshëm për qytetarë të vendeve : Shqipëri, Afganistan, Armeni, Azerbaixhan, Bjellorusi, Bosnja, Egjipt, Gjeorgji, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgizstan, Liban, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Nepal, Palestinë, Rusi, Serbi, Siri, Taxhakistan, Tunizi, Turkmenistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. 

Nuk  mund të aplikojnë për këtë program studentët që ndjekin studime doktorature  në fushën e shkencave mjekësore, fizikës, kimisë, shkenca natyrore ose teknike, adminsitrim/menaxhim biznesi, financë/bankë/marketing  si dhe arte.

Bursat GSGP jepen vetëm për studime doktorature  me kohë të plotë. Aplikantët mund të jenë në cdo fazë të studimeve të tyre.

Ju lutem kini parasysh se ky është një Program Plotësues, pra nuk ofron finacim të plotë. Aplikantët duhet të vërtetojnë se disponojnë mjete financiare shtesë nga burime të tjera.

Aplikimi
Më tepër detaje në lidhje me programin dhe udhëzimet për aplikim do ti gjeni në linkun: http://www.opensocietyfoundations.org/grants/global-supplementary-grant

Preferohet aplikimi online nepermjet linkut : http://www.soros.org/grants/oas.

Aplikantët duhte të plotesojnë aplikimet përkatëse (GSGP-North America ose GSGP-Europe), bazuar në kontinentin ku do të studiojnë.

Afatet e Aplikimit

Për studentët e Phd në një nga vendet: AziAustralia, Amerika e Veriut, Lindje e Mesme, afati është:  1 Prill 2013

Për studentët që ndjekin studimet  Phd në  Europë, afati është:  21 Maj 2013.

Aplikimet për  GSGP Amerika e Veriut,etj mund të dërgohen në New York te adresa si më poshtë: 

Aplikimet për  GSGP Europe mund të dërgohen  në Londër te adresa si më poshtë.

Të dy llojet e Aplikimeve (Amerikë e Veriut dhe Europë) mund të dërgohen gjithashtu edhe te adresa eFondacionit Soros, Tiranë. 

 

Global Supplementary Grant Program -North America
Open Society Institute
1700 Broadway, 17th Floor 
New York, NY 10019
U.S.A.  
 
Global Supplementary Grant Program - Europe
Open Society Foundation
Scholarship Programs
7th Floor Millbank Tower
21-24 Millbank, London SW1P 4QP 
United Kingdom