“Fshirje”, Ekspozite e artit pamor dhe audio-vizual

16 December 2014 to 18 December 2014

Tematika: 

Te nderuar miq dhe bashkepunetore, diten e marte dt 16 Dhjetor ne oren 18:30 tek Muzeu Historik Kombetar “Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine” sebashku me disa artiste te rinj organizon ekspoziten e artit pamor dhe audio-vizual “Fshirje” ne mbeshtetje te se drejtes per strehim. Mirepresim pranine tuaj.

Ekspozita “FSHIRJE” vjen si një përpjekje për të përcjellë sigurinë e strehimit si një e drejtë njerëzore universale. Streha - e konsideruar si një hapsirë ku subjekti mbrohet nga mjedisi i jashtëm, por edhe si një habitat ku zhvillohet jeta në përmasën e saj individuale dhe sociale -, nëpërmjet elementëve artistik të kësaj ekspozite, paraqitet e kërcënuar me një dhunë atavike nga zhvillimi urban me karakter estetik ose/dhe ekonomik. Koncepti artistik i “FSHIRJES” dëshmon procesin e mbivendosjes së një realiteti të ri urban mbi atë fillestar, pa marr në konsideratë të drejtën e këtij të fundit për të ndikuar në përcaktimin e shtratit të zhvillimit si dhe pasojave te tij. Banesa, një prej hapësirave më intime të njeriut, vendoset në qëndër të këtij tensioni midis asaj që ekziston dhe asaj që planifikohet dhe projektohet si realiteti i ri shoqëror dhe qytetar.

Ekspozita qendron e celur nga dt 16-18 Dhjetor 2014.