Konferenca e dytë e Dhomës Zgjedhore

18 June 2015

Tematika: 

Shkarko dokumenta: 

Ditën e enjte, datë 18 Qershor, u zhvillua konferenca e dytë e Dhomës Zgjedhore. Dhoma Zgjedhore është një nismë e shtatë organizatave të shoqërisë civile vendase që flasin me një zë të vetëm lidhur me proçesin zgjiedhor. Dhoma Zgjedhore është projektuar si një qendër e përbashkët informacioni që do të përdoret në funksion të medias dhe publikut për të informuar në kohë reale dhe në mënyrë profesionale mbi situatën e zgjedhjeve vendore. Objektivi i saj është të nxisë bashkëpunimin, advokimin proaktiv dhe një reagim të shpejtë ndaj krizave të lidhura me proçesin zgjedhor.

Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Pjesëmarrëse në këtë konferencë Znj. Romana Vlahutin, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përshëndeti këtë iniciativë dhe punën që është bërë deri tashmë nga anëtarët e Dhomës Zgjedhore. 

Anëtarët e Dhomës Zgjedhore publikuan një deklaratë të përbashkët ku evidentonin një sërë shkeljes dhe problemesh që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor deri në përfundim të fushatës zgjedhore. Krahas aspekteve të monitoruara dhe problemeve të evidentuara, anëtarët e Dhomës Zgjedhore i drejtuan thirrje partive politike dhe kandidatëve në zgjedhje, administratës publike si dhe votuesve.

Për Deklaratë e përbashkët të Dhomës Zgjedhore klikoni këtu

Aktiviteti pati një mbulim tepër të gjerë nga media në Shqipëri, Kosovë dhe Zëri i Amerikës.