Plani Strategjik 2014 - 2017

.

Strategjia per vitet ne vijim synon sfidat madhore të shoqërisë të hapur në Shqipëri: reforma kushtetuese, pandeshkueshmeria, apatia qytetare dhe mosbesimi, reforma zgjedhoredhe margjinalizimi i grupeve në nevojë. Ajo mundohet te shmange detajet e teperta në favor të adresimit të problemeve themelore në qendër të demokracise joliberale (dhe jo tolerante) te Shqipërisë.

Teoria e OSFA-së lidhur me ndryshimin bazohet në idenë se, për të arritur dhe mbajtur qëllimet transformuese te paraqitura, duhet te ndertohet ne menyre te qendrueshme kerkesa lokale per qeverisje me te mire. Strategjia 2014-17 është krijuar në këtë frymë dhe do të riformesoje menyren e funksionimit te fondacionit. Më e rëndësishmja, OSFA gjithmone e me teper-por jo ekskluzivisht- do te kerkoje mbeshtetjen e partnereve qe do te ndihmojne venien ne zbatim te kesaj axhende. Kjo do të thotë më shumë investime në grupe organike.
OSFA synon te udheheqe procesin/ ndikoje deri ne reformimin e Kushtetutes se Shqipërisë në mënyrë që të rivendose një ekuilibër të pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit dhe gjithashtu te inkurajoje grupet qytetare për të reaguar dhe per te kerkuar përgjegjësi publike. Mbikëqyrja dhe ekspertiza e përqendruar lokale do ti bëjë presion partive politike per te realizuar zgjedhje me të lira dhe më të drejta. Romet dhe grupet vulnerabel do të perfitojne shërbime me kualitative, mbështetur nga përmirësimi i legjislacionit, politikave dhe resurseve ne pershtatje me rrathanat dhe nevojat e tyre specifike.

Duke angazhuar grupe ekspertesh dhe aktorë ndërkombëtarë që ndajnë parime të njejta me ato te OSFA, Fondacioni beson qe përmes këtij plani të veprimit mund te realizohen arritje te medha gjatë katër viteve të ardhshme .

Temat ne te cilat OSFA do te fokusohet ne kater vitet ne vazhdim jane:

  • Reforma e Sistemit Elektoral
  • Te drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara
  • Zhvillimi i Kujdesit Paliativ
  • Barazia Gjinore
  • Media
  • Reforma Kushtetuese
  • Sfidimi i Pandeshkueshmerise
  • Qeverisja dhe Llogaridhenia
  • Forcimi i Komunitetit Rom

Newsletter

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Contact us

Open Society Foundation for Albania
Address: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tirana, Albania
Tel: +355 4 22 34 621/ 22 34 223/ 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Follow us