Historiku

1992 – 1995 Fondacioni themelohet dhe fokusohet në aksesin ndaj informacionit si një mjet i fuqishëm për ndërtimin e një shoqërie të hapur, duke i inkurajuar nismën individuale dhe ndikimin mbi ndryshimin social. Programet e tij kryesore janë në fushën e medias, arsimit dhe kulturës.

1996 – 2000 Programet e Fondacionit zgjerohen dhe diversifikohen në një sërë fushash. Rritet mbështetja e Fondacionit për ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile, reformën ligjore, si dhe administratën publike.

2002 – 2008 Puna e Fondacionit është e përqendruar në katër fusha kryesore: përmirësimin e qeverisjes dhe mbështetjen ndaj reformës institucionale; forcimin e kohezionit social; ofrimin e alternativave për të rinjtë dhe inkurajimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi.

2001 – 2005 Disa programe kyçe të Fondacionit - media, botimet, Hap pas hapi, të drejtat e grave - transformohen ose shkrihen me organizatat lokale të pavarura. Shumica e tyre vazhdojnë me sukses deri më sot.

2005 – 2008 Fondacioni delegon pjesë të punës së programit të saj operative tek gjashtë organizata shqiptare të shoqërisë civile të organizuara në Rrjetin për Shoqëri të Hapur në Shqipëri (NOSA).

2009 në vazhdim - OSFA rishikon fushat prioritare për të përfshirë: qeverisjen e mirë dhe integrimin në BE; drejtësia e të drejtat e njeriut; dhe përfshirja sociale. Fondacioni shton programe operacionale dhe në thelb zgjeron bashkëpunimin me programet e rrjetit të OSF dhe fondacione të tjera.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni