CSDG: Tryezë e rrumbullakët: Krijimi i Gjykatave dhe i SPAK

17 Dhjetor 2018

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, në kuadër të projektit “Forcimi i informimit dhe pjesmarrjes së publikut në zbatimin e reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit, vlerësimit dhe komunikimit të procesit të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, prezantoi Raportin I të Monitorimit.

Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit pati si qëllim ofrimin e një përshkrim sa më të qartë të proceseve ligjore për krijimin e Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe SPAK, si dhe paraqitjen e një vlerësimi të ecurisë së deritanishme të proceseve dhe sfidat me të cilat mund të ndeshen këto procese.  

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.