Forumi i dytë i debatit të OSF ALUMNI

15 Qershor 2017

Në datë 15 Qershor 2017, u zhvillua Forumi i dytë i debatit të OSF ALUMNI, me temën: “BE – Identiteti dhe sfida e multikulturalizimit”

Të pranishmit debatuan duke u dhënë përgjigje kritike pyetjeve si: Sa i nevojshëm ishte identiteti europian për të realizuar në nivelin e sotëm projektin politik të Bashkimit Europian? Sa shpejt mundet të prodhojë identitetin e nevojshëm një projekt kulturor? A vazhdon Bashkimi Europian të jetë një projekt politik po aq energjik sa të përballet me kriza identitare?