Fushata Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Kujdesin Shëndetësor Paliativ

01 Tetor 2013 deri 02 Tetor 2013

Për dy vite me radhë, Programi i Shëndetit Publik të OSFA ka organizuar fushatat kombëtare për ndërgjegjësimin mbi ofrimin e shërbimit të Kujdesit Paliativ, si pjesë e nismës Globale për promovimin e ditës Ndërkombëtare të Kujdesit Paliativ. Në kuadër të kësaj nisme organizohet çdo vit në muajin Tetor, një eveniment ndërkombëtar për të promovuar dhe zhvilluar këtë disiplinë të shëndetit publik. Në vitin 2011 (e ndjekur më pas në 2012 - ën) OSFA ndërmori për herë të parë angazhimin për të zhvilluar fushatat e ndërgjegjësimit.
Kështu, ato synuan të arrinin një sërë objektivash mes të cilave: te kuptuarit e KP dhe e rëndësisë së tij; ndërgjegjësimi dhe inkurajimi i qeveritarëve, vendimarrësve dhe institucioneve kryesore shëndetësore për ta integruar këtë kujdes në planet dhe dokumentat strategjik si dhe inkurajimi i dhurimit (donacioneve) dhe filanotropisë për këtë fushë me synimin për të çuar më tej zhvillimin dhe përmirësimin e ofrimit të këtij kujdesi në Shqipëri.
Për të arritur këto synime, fushatat kombinuan strategji shumë të sukseshme të komunikimit me publikun, duke vënë në përdorim teknika dhe mjete të tilla si: spote dhe emisione televizive, shfaqe publike për ngritje fondesh, shkrime në shtypin e shkruar, publikime materialesh informative etj.
Sot shërbimi shëndtësor i Kujdesit Paliativ po bëhet gjithmonë e më i dëgjuar dhe më i kërkuar për publikun dhe ka marrë vëmendje të lartë nga institucionet qendore duke e përfshirë atë në axhendën e pioriteteve për Kujdesin Shëndetësor në vend.