Konferenca “Prezantimi i gjetjeve dhe konkluzioneve të nxjerra nga monitorimi i procesit të vetting-ut”

14 Qershor 2018

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) më datë 14 qershor 2018 organizoi konferencën “Prezantimi i gjetjeve dhe konkluzioneve të nxjerra nga monitorimi i procesit të vetting-ut”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të monitorimit 1 vjeçar të procesit më të rëndësishëm që po kalon reforma në drejtësi, procesit të vetting-ut falë mbështetjes së Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Ky proces është monitoruar, në sajë të një metodologjie profesionale të fokusuar në vëzhgimin objektiv të momenteve më të rëndësishme të zbatimit të ligjit, nga ngritja e institucioneve të vettingut, transparenca e organeve ndihmëse, pjesëmarrja e publikut në denoncimin e fakteve apo si bashkëpunëtorë të drejtësisë si dhe monitorimi i seancave dëgjimore. Për më shumë informacion, rreth gjetjeve dhe rekomandimeve mbi këtë proces mund të lexoni:

Njoftimin për shtyp 

Raportin përmbledhës 

Video përmbledhëse e Konferencës