Kursi ELNEC End-of-Life Nursing Education Consortium

01 Shtator 2015 deri 03 Shtator 2015

Shoqata Kujdesi Shëndetësor Familjar ka zhvilluar në kuadër të projektit “Të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm të njësive të reja të kujdesit paliativ dhe edukimin e vazhduar të profesionistëve të shëndetësisë” kursin ELNEC End-of-Life Nursing Education Consortium të organizuar në qytetin e Pogradecit në datat 1 deri 3 shtator 2015. 

Ky kurs është zhvilluar me lektorë, ekspertë të  Kujdesit Paliativ nga SHBA si dhe nga Qendra Mary Potter. Aktiviteti është vlerësuar dhe akredituar nga QKEV.  Pjesëmarrësit në këtë kurs janë anëtarë të njësive të reja të kujdesit paliativ të ngritura në spitalet rajonale të vendit si dhe ofrues të tjerë të këtij shërbimi të cilët kanë njohur dhe janë të trajnuar mbi kujdesin paliativ. Ligji “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”, një nismë ligjore e nisur në vitin 2012 nga Fondacioni, hyri në fuqi në nëntor të vitit 2014. Në hartimin dhe finalizimin e këtij ligji ka pasur një kontribut të shkëlqyer të të gjithë aktorëve të përfshirë duke nisur nga Ryder Albania, National Association for Palliative Care (NAPC), Mary Potter, Spitali Onkologjik pranë QSUT, Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, MMSR, International Palliative Care Initiative – OSF NY, etj. Ky ligj përcakton rregullat për shërbimin e kujdesit paliativ, mënyrën e ofrimit të tij, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve shëndetësore e sociale që ofrojnë kujdes paliativ.