Mbahet tryeza: “INTEGRIMI N’SHQIP” në Prishtinë

01 Tetor 2019

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), dhe "Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizuan në 1 Tetor 2019 tryezën “INTEGRIMI N’SHQIP” për të prezantuar studimin mbi 'Analiza e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës: bashkëpunimi në rrugën përpara.' 

Fjalën kyçe të tryezës e ka ofruar z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ndërsa z. Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EPIK, dhe z. Gentian Elezi, ekspert për çështjet e integrimit Evropian, ACIT, prezantuan studimin mbi bashkëpunimin Kosovës – Shqipëri, në fushën e integrimit Evropian, si dhe ndikimin e ndryshimit të realitetit politik brenda BE-së në procesin e zgjerimit. Znj. Arbresha Loxha, Drejtore Ekzekutive, Group for Legal and Political Studies, ofroj reflektimet kyçe mbi të gjeturat e studimit.

Në fjalë e tij, z. Andi Dobrushi nënvizoj: “Drejtimi i vetëm për të dy vendet e Shqipërisë dhe Kosovës është integrimi Evropian dhe përthithja e vlerave Evropiane është objekti më madhor për evropianizimin e dy shoqërive. Bashkëpunimi institucional midis dy vendeve do të ishte thelbësor për të ecur përpara në këtë fushë jo vetëm për të ulur kostot por për të vënë në fokus interesin publik dhe nevojën praktike nga të dy vendet. Bashkëpunimi në këtë fushë ka nevojë të shtrihet përtej aktorëve institucional dhe kjo nisëm ka bërë të mundur një bashkëpunim konkret midis dy aktorëve dhe shpresojmë të nxis nisma të tjera të përbashkëta dhe frytdhënëse midis aktorëve të shoqërisë civile nga të dy vendet.”

Z. Demush Shasha në fjalën e tij tha: “Studimin ynë konstaton se themelet e bashkëpunimit mes dy vendeve janë vendosur. Tani duhet të fokusohemi në konkretizimin e bashkëpunimit dhe në këtë drejtim nuk kemi nevojë të ‘shpikim rrotën’. Suksesi i arritur në kuadër të bashkëpunimit në përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhë shqipe, duhet të replikohet në fusha të tjera. Në këtë drejtim, ne kemi ofruar 6 rekomandime për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.”

Ndërsa, z. Gentian Elezi tha: “Krahas punës që dy vendet bëjnë në procesin e integrimit së brendshmi, duhet rritur edhe vëmendja për zhvillimet brenda vendeve anëtare të BE-së dhe se si kjo ka prekur procesin e zgjerimit të BE-së. Ky ndryshim i raporteve midis Vendeve Anëtare dhe Komisionit Evropian, sjell nevojën për tu përshtatur e për të ri-konceptuar strategjinë e komunikimit nga Kosova dhe Shqipëria kundrejt BE-së dhe vendeve anëtare.”

Gjatë tryezës, znj. Arbresha Loxha ofroj reflektimet kyçe duke nënvizuar: “Një arsye pse Kosova ka bërë progres minimal në procesin integrues është mungesa e pronësisë qeveritare për reformat. Konsideroj që Kosova ka nevojë për një qartësim të brendshëm, ka nevojë për pronësi qeveritare për reformat dhe shtytje politike për te çuar përpara proceset e rëndësishme dhe reformuese. Fundja këto janë reforma teknike dhe thelbësore për shtet ndërtim. Së bashku me Shqipërinë duhet të kemi një agjendë të reformave. Shumicën e reformave i bëjmë për BE-në. Ne duhet të gjejmë faktorë të brendshëm/stimuj për reformat.”

Studimi i plotë “The Greater Europe: Analysis of the European integration process of Albania and Kosovo: cooperation in the way forward” në versionin anglisht mund të shkarkohet duke klikuar këtu dhe në versionin shqip mund të shkarkohet duke klikuar këtu . Për më shumë informacion mund të gjeni axhendën e aktivitetit dhe mbulimin mediatik.