MONITORIMI QYTETAR I MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT DHE UDHËRRËFYESIT MBI PESË PRIORITETET

11 Dhjetor 2014

Për të rritur transparencën në politikëbërje dhe përmirësimin e procesit të informimit të qytetarëve, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me një grup ekspertësh të pavarur, ka ndërmarrë projektin e monitorimit qytetar të zbatimit të:

 

  • “Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit (MSA)” duke u mbështetur në Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA 2012-2015. Periudha e monitorimit deri në Korrik 2014.
  • “Udhërrëfuesit për 5 Prioritetet e Rekomanduara nga Komisioni Evropian”. Periudha e monitorimit deri në Korrik 2014.
  • “Planit të Veprimit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Periudha e monitorimit Nëntor-Dhjetor 2013.

 

Në kuadër të këtij projekti Fondacioni organizoi në datën 11 Dhjetor 2014 konferencën kombëtare me temë:

“MONITORIMI QYTETAR I MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT DHE UDHËRRËFYESIT MBI PESË PRIORITETET”

ORA 12:00, Hotel Tirana International, Salla Balsha

 

Në vazhdim të konkluzioneve dhe rekomandimeve që ne prezantuam gjatë konferencës duam të ndajmë me ju një përmbledhje të rezultateve të këtij monitorimi. 

Një përmbledhje të rezultateve të monitorimit e gjeni këtu, së bashku me axhendën.

Për të parë albumin fotografik të tryezës klikoni Këtu

 

Ju lutem ndiqni faqen pasi në vazhdim do të publikojmë edhe raportet më të detajuara.