Organizohet konsultim me organizatat e shoqërisë civile mbi PBA 2019-2021

27 Prill 2018

EuroPartners Development, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, zhvilloi në datën 27 Prill 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, seminarin e fazës së dytë me përfaqësuesit e OJF-ve si dhe ministrive të linjës. Ky takim shërbeu mbi rëndësinë e lidhjes së planeve strategjike me Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) dhe përmirësimin e planifikimit të fondeve buxhetore bazuar në nevojat reale të komunitetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 70 përfaqësues të shoqatave të ndryshme, kryesisht rinore ose të fushave të shërbimeve sociale, të cilët kishin një emërues të përbashkët: ‘Askush më mirë se përfaqësuesit e shoqërisë civile, sidomos grupet rinore, nuk mund të ngrenë zërin e tyre dhe të diskutojnë me përfaqësuesit e administratës publike nevojat e shoqërisë dhe mundësitë, përpjekjet për ti realizuar ato bashkërisht.’

Faza e parë përgatitore e PBA ka filluar dhe ministritë e linjës janë duke hartuar kërkesat e tyre buxhetore per PBA 2019-2021. Ky ishte momenti i duhur për t'u bërë pjesë e procesit dhe për të diskutuar mbi prioritetet që ministritë do të vendosin të financojnë për tre vitet e ardhshme. Brenda datës 30 Prill 2018 ministritë e linjës duhet të zhvillonin konsultimet me shoqërinë civile lidhur me prioritetet që do të vendosen të buxhetohen për periudhën 2019-2021. 

Pas prezantimeve të rastit nga përfaqësuesit e EuroPartners Development dhe të Ministrisë së Financave, pjesëmarësit, u ndanë në katër grupe pune, që përfaqësonin sektorët për të cilët ishte shfaqur interes në aktivitetet e mëparshme: arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe bujqësia. Lidhja e planeve strategjike me PBA dhe bashkëpunimi i ministrive të linjës me shoqërinë civile për të përmirësuar dhe zgjeruar ofrimin e shërbimeve publike për çdo qytetar, ishin kryefjala e diskutimeve me pjesëmarrësit.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit panë se kishin shumë opininione të njëjta dhe ndanin të njëjtat problematika, pavarësisht sektorëve që ata përfaqësonin. Diskutimet, në pjesën më të madhe ishin të fokusuara në fushën e arsimit dhe mbrojtjes sociale, dy fusha këto që përfshijnë të gjitha grupet sociale. Fokusi mbetet tek fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijimi i mundësive për shkollim, punësim e gjithëpërfshirje në të gjithë sektorët. Pjesëmarrësit, të cilët treguan një përgatitje dhe njohje mjaft të mirë të problematikave të sektorëve që përfaqësonin, dhanë një kontribut mjaft të vyer, në shkëmbimin e ideve/opinioneve me njëri-tjetrin, për të hartuar propozime sa më konkrete dhe të realizueshme nga ana e ministrive të linjës. Shëndetësia, arti dhe trashëgimia kulturore, ishin gjithashtu tema për të cilat u sollën propozime interesante dhe që do të jenë pjesë e propozimeve që do tu dërgohen ministrive të linjës.

Bashkëpunimi ndërmjet pushtetin qendror dhe atij vendor, u konsiderua si çelësi i suksesit të realizimit të objektivave afatgjatë dhe të qëndrueshëm në sektorin e arsimit dhe atë të mbrojtjes sociale.

Propozimet e pjesëmarrësve do të dërgohen zyrtarisht pranë Ministrive përktëse në mënyrë që të mund të diskutohen brenda institucioneve, përpara se dokumenti i PBA 2019-2021 të dorëzohet në Ministrinë e Financave. Pas kësaj faze, vetë Ministria e Financave, është angazhuar të zhvillojë një konsultim me shoqërinë civile në datën 15 Qershor 2018 ndaj këto propozime do ti dërgohen edhe kësaj ministrie për ti pasur parasysh gjatë procesit të shqyrtimit të propozimeve të PBA-s që do të dërgohen pranë tyre.

Ju ftojmë të ndiqni projektin dhe zhvillimet e fundit për më shumë në faqen e tij në facebook: