Prezantimi i gjetjeve paraprake të raportit Analiza e Kostove dhe Përfitimeve të Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE

26 Shtator 2014

Sot në Hotel Sheraton ora 10.00 u prezantua raporti 

“NJË ANALIZË E KOSTOVE DHE PËRFITIMEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN” hartuar nga "Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros.

Takimin e përshëndetën:

Znj. Klajda Gjosha, Ministër për Integrimin Europian 

Z. Andi Dobrushi, Drejtor Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Z. Clive Rumbold, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë

 

Prezantime u mbajtën nga:

Prof. Dr. Arjan Kadareja, Ekspert i asociuar, ACIT 

Dokt. Blerjana Bino ACIT

Z. Besart Kadia, ACIT

Të ftuarit nga sektorë të ndryshëm, publikë e privatë, si dhe kërkues shkencorë, media, shoqëria civile dhe përfaqësi të sektorit të biznesit, patën mundësinë të njihen me prezantimet nga ekspertët e ACIT, mbi rezultatet e projektit kërkimor për kostot dhe përfitimet e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Ky projekt synon të kontribuojë në një dimension të munguar deri më tani, pra në debatin e mirëfilltë dhe të stukturuar mbi analizën e kostove dhe përfitimeve të procesit të integrimit. Projekti kërkimor ofron një analizë sistematike të bazuar në kombinimin e qasjes metodologjike sasiore dhe cilësore. Kështu projekti ndihmon në rritjen e informimit dhe ekspertizës vendase për çështjet e integrimit dhe fushat specifike. Kjo do të sjellë një përmirësim dhe orientim të debatit publik si dhe do të nxisë ritmin e reformave integruese. 

Kërkimi për analizën kosto-përfitime është realizuar nga një grup ekspertësh të asociuar me ACIT në periudhën nëntor 2013- Qershor 2014 duke u ndalur në fusha specifike si tregtia e lirë, konkurrenca, rritja ekonomike, bujqësia dhe siguria ushqimore si dhe në pikëpampjen politike dhe institucionale. Kërkimi përfshin një ndërthurrje të metodologjisë sasiore (modeli ekonomik i analizës së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja direkte) dhe asaj cilësore (intervista të thelluara me përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektorit privat dhe ekspertë të fushës) për të mbledhur edhe përshtypjet dhe perspektivat e aktorëve në procesin e integrimit. 

Një përmbledhje të raportit kërkimor e gjeni këtu, së bashku me komunikatën për shtyp dhe axhendën.

Për të parë prezantimet e mbajtura klikoni si më poshtë:

Fjalimi i Drejtorit Ekzekutiv te OSFA

Prezantim Arjan Kadareja, PhD ACIT

Prezantim Dokt. Blerjana Bino ACIT