Prezantohen gjetjet e raportit ‘Monitorimi i Reformës në Drejtësi’ realizuar nga Fakulteti i Drejtësisë me mbështetetjen e Fondacionit

14 Janar 2020

Tematika: 

Shkarko documenta: 

Në kuadër të projektit ‘Monitorimi i Reformës në Drejtësi’ që zbatohet nga Fakulteti i Drejtësisë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u mbajt më 14 Janar tryeza e me temë: “Ngritja dhe Funksionimi I Organeve të Drejtësisë“.

Tryeza prezantoi gjetjet dhe konkluzionet e procesit të monitorimit mbi ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ky takim shërbeu edhe si një forum i hapur diskutimi midis përfaqësuesve të orgnaneve të reja të drejtësisë, instititucioneve shtetërore dhe jo shtetërore, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve të fakultetit të drejtësisë.

Qëllimi i këtij projekti është nxitja e debateve akademike midis pedagogëve, studentëve dhe institutioneve të reja të drejtësisë. Ky është një ndër të paktët projekte që synon krahas përfshirjes së stafit akademik, angazhimin dhe përfshirjen e studentëve në mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e proceseve gjyqësore.

Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Fakulteti i Drejtësisë ka hartuar raportin përmbledhës mbi monitirimin e reformës në drejtësu për periudhën Mars – Korrik 2019, raport të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.