Workshopi “Roli i Qytetarëve dhe Shoqërisë Civile kundër Pandëshkueshmërisë”

20 Qershor 2014

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros organizoi në Shkodër më datë 20 qershor 2014 workshopin “Roli i Qytetarëve dhe Shoqërisë Civile kundër Pandëshkueshmërisë”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të strategjisë së Fondacionit 2014-2017, për konceptin e pandëshkueshmërisë. Morën pjesë 29 përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe avokatë, të cilët u njohën me qëllimin e nismës së Fondacionit për të sfiduar kulturën e pandëshkueshmërisë, me rolin që duhet të luajnë qytetarët dhe OSHC-të në nivel vendor, rolin mbështetës të gazetarëve investigativë dhe të avokatëve, si dhe me lidhjen që ka pandëshkueshmëria me krimin e organizuar.

Puna me organizatat e shoqërisë civile në Shkodër do të vazhdojë më tej me anë të mbështetjes me grante të vogla për të identifikuar dhe mobilizuar qytetarët, si dhe me një tjetër takim për të disktuar raste konkrete. Takimi i radhës do të organizohet në qytetin e Vlorës në datën 10 korrik.