ACT-SELANIK Hapen aplikimet për Studime univeristare dhe pasuniversitare në Universitetin Amerikan të Selanikut për vitin akademik 2019-2020

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për Studime Universitare (BA) 4–vjeçareUniversitetin Amerikan të Selanikut, dhe për Studime Pasuniversitare Master një vjecar, për vitin akademik 2019-2020

 

Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor:

  • Administrim Bisnes (BS)
    (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar,  Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm)
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
  • Biznes dhe Informatikë (BS)
  • Shkenca Kompjuterike (BS)
  • Gjuhë Angleze (BA)
    (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media)
  • Psikologji

 

Në nivelin Pasuniversitar:

  • Master në Administrim Bisnesi (MBA)
  • Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)

 

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Për Studime Universitare BA:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

Për Studime Pasuniversitare:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu

Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2019

Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun:
http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application

Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afatin e treguar më sipër, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 04 234223

E-mail: bursa@osfa.al

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar këtu.
ose të vini t’i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS ku do të merni më tepër informacion.

 

                                             www.osfa.al                    www.act.edu

 

ACT Photos

ACT at a glance

ACT Campus

Science Lab

ACT Science Lab

Housing

Housing

Student Life

Student Life

Community Service

Community Service

For even more photos of ACT and its various events please visit ACT Flickr page.