Buletini Informativ mbi Kuvendin në procesin e integrimit - nr. 3

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

Qendra e Studimeve Parlamentare në kuadër të zbatimit të projektit "Rritja e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit përmes pjesëmarrjes legjislative dhe transparencës", mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, synon të rrisë dhe të forcojë rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe promovimin e përgjegjësisë së anëtarëve të parlamentit në këtë proces përmes veprimtarisë së tyre pjesëmarrëse dhe transparente.

Me qëllim informimin e shoqërise civile dhe ndërgjegjesimin e publikut në lidhje me angazhimet dhe detyrimet e shoqërisë shqiptare në procesin e integrimit në BE, Qendra ka përgatitur buletinin informativ elektronik, fokusuar në çështjet e integrimit, ndikimit të tyre dhe përfitimet.

Në përmbajtje të Buletinit nr 3, Qershor 2012 do të gjeni:

  1. Vlerësimi i përputhshmërisë së ligjeve me acquis e BE-së  dhe roli i Kuvendit në këtë proces
  2. Raport për veprimtarinë e Komisionit të Integrimit Europian Periudha mars-maj 2012
  3. Zhvillimet Kushtetuese të Traktatit të Lisbonës në fushën e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë në nivel mbikombëtar dhe kombëtar
  4. Debati intelektual mbi Deficitin Demokratik në Bashkimin Europian
  5. Kalendari tre-javor i punimeve të Kuvendit. (11 qershor – 28 qershor 2012)

Për të shkarkuar Buletin nr 3, trokitni këtu.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

Qendra e Studimeve Parlamentare/Centre for Parliamentary Studies Tirana/Albania
Tel/Fax:  +355 4 4808 859      
e-mail: cps@albaniaonline.net
www.ascpdp.org