Deklaratë publike | 05.04.2018

 

 

 

Tiranë, më 05.04.2018

Deklaratë Publike

Nëpërmjet kësaj deklarate, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë përgënjeshtron njoftimin dizinformues të shpërndarë një ditë më parë nga Judicial Watch, grup konservator në SHBA. 

Andi Dobrushi, Drejtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u shpreh se “Siç është bërë e qartë në dokumentat e vëna në dispozicion nga Departamenti i Shtetit,  Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë nuk ka përfituar as dhe njëherë financime si nga programet e zyrës së USAID në Shqipëri, po ashtu dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.”

Siç është bërë e ditur disa herë, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka mbështetur vetëm me fondet e veta ekspertët e pavarur të angazhuar në kuadër të procesit të hartimit të reformës në drejtësi në mbështetje të Komisionit Ad Hoc Parlamentar duke dhënë kontributin e vet në forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ky ka qenë dhe mbetet një proces, ku qeveria e Shteteve te Bashkuara ka kontribuar më vete, përkrah shumë partnerëve ndërkombëtarë. Fondacioni do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politike dhe të shoqërisë civile në Shqipëri, për të informuar publikun dhe ndërtuar konsensusin e nevojshëm për forcimin dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës si dhe për të siguruar vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të gjyqtarëve nga ndërhyrjet politike”.
 

 

http://www.judicialwatch.org/wp-content/uploads/2018/04/Pages-from-JW-v-State-Soros-Albania-01012-3-27.pdf