Fillon zbatimi i projektit: Siguria Ushqimore dhe të Drejtat e Informimit Konsumator (S.U.D.I.K)

Siguria ushqimore ka qenë e vazhdon të mbetet një ndër problematikat kryesore në vendin tonë. Pavarësisht se në krahasim me periudhat e caktuara vihet re një rritje e përgjegjësisë së institucioneve dhe prodhuesve ende ka mungesë të sigurisë ushqimore në vend.

Ushqyerja është një ndër proçeset më të rëndësishme të jetës së njeriut dhe nuk ka sesi të mos ndikojë në çdo aspekt tjetër të jetës. Konsumatorët kanë filluar të ndërgjegjësohen lidhur me rëndësinë dhe rreziqet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të pasigurta, jashtë standardeve apo edhe të skaduara që ndodh jo rrallë në vendin tonë, megjithatë mungesa e informaconit të detajuar bën që problemet të jenë ekzistente e me pasoja herë pas here të rënda. Siguria ushqimore mbetet një problematikë që kërkon zgjidhje.

Eksperienca tregon se ende vazhdojnë të tregtohen e konsumohen produkte të skaduara, produkte të prodhuara e të tregtuara jashtë çdo standardi e kushti higjienik dhe konsumatorët vuajnë çdo ditë pasojat e këtij abuzimi.

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë,  Albanian Food Industry  synon që të rrisë informimin konsumator si dhe të evidentojë raste abuzimesh duke i vënë në dispozicion të institucioneve përkatëse për të ndihmuar në efiçiencën  e tyre në luftën e gjatë të sigurisë ushqimore.

Objektivat specifikë të këtij projekti janë:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të konsumatorëve lidhur me rëndësinë e raportimit në rastet kur  produktet ushqimore që konsumojnë nuk janë të sigurta si dhe nxitja e tyre për denoncimin e rasteve në institucionet përkatëse;
  • Ndjekja e rasteve të raportuara me institucionet përkatëse;
  • Rritja e pjesëmarrjes qytetare në kanalet e lidhura me raportimin e problemeve të sigurisë ushqimore.

 

Rezultatet e prishme të këtij projekti janë:

  • Veprim i institucioneve përgjegjëse për rastet e raportuara.
  • Rritje e bashkëpunimit mes medias dhe institucioneve.
  • Rritje e ndërgjegjësimit të komunitetit, institucioneve prodhuesve dhe tregtarëve.
  • Krijimi i një marrëdhënie të vazhdueshme shoqëri civile/media/institucione publike

 

Nëse doni të informoheni si konsumator klikoni këtu fletëpalosjen për disa këshilla të vlefshme gjatë blerjes dhe konsumit të produkteve ushqimore. Nëse një ose disa këto kushte nuk gjejnë zbatim, denonconi në info@aku.gov.al ose afi@albania-export.com!

Projekti parashikohet të zhvillohet në 12 muaj. Për më shumë informacione rreth projekti mund të kontaktoni në afi@albania-export.com ose info@osfa.al dhe të na ndiqni në faqen e Facebook-ut.