Fituesi i Thirrjes për Konkursin e Videove për Mbrojtjen e Konsumatorit

Projekti “Rinia udhëheq aktivizmin dhe ndryshimin 2017”, me qëllim angazhimin e të rinjve me potencial për ndryshim, shpalli Thirrjen për Konkurs Video për Mbrojtjen e Konsumatorit – të cilën mund ta aksesoni këtu. Thirrja kishte si qëllim paraqitjen reale të nivelit të njohjes së të drejtave të konsumatorëve shqiptar apo cënimit të tyre, rolin dhe efektivitetin e institucioneve me fokus mbrojtjen e konsumatorit dhe nxitjen e qytetareve/të rinjve për të qenë aktiv në këtë fushë.

Me ndihmën e Qendrës ‘Konsumatori Shqiptar” dhe regjizorit Indrit Kasmi të rinjtë u ndihmuan të transformonin koncept idetë e tyre në krijimin e videove për këtë qëllim. Më poshtë mund të gjeni 4 finalistët nga të cilët u përzgjodh si fituese Alma Ballcaj.

 

Alma Ballcaj - Lodrat e paçertifikuara
Shumë prindër përballen me problemin e lodrave që nuk përmbushin standartet europiane të prodhimit. Mungesa e informacionit dhe ekzistenca e një tregu informal që ngrihet pranë zonave të frekuentuara nga familjet, duhet të nxisi institucionet të jenë tepër të vëmendshme ndaj abuzimeve.

 

Jonida Gjuzi - Siguria ushqimore
Jonida Gjuzi sjell në vëmendje çështjen e tregtimit në kushte të papërshtatshme në markatën e Durrësit me thirrjen që jo vetëm konsumatorët të jenë më të kujdesshëm por edhe institucionet të sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve në bazë të ligjit ‘Për Mbrojtjen e Konsumatorëve’.

 

Xhemali Moku - Konsumatori vulnerabël
Një ndër finalistet për konkursin e videove për ‘Mbrojtjen e Konsumatorit’, Xhemali Moku sjell problematikën e ushqimeve të skaduara dhe rrezikun e ekzistencës së tyre në tregjet tona.

 

Besmir Bano – Problemet me konsumin e ilaçeve
Çdokush është konsumator i ilaçeve të ndryshme, por pak shohin datën e skandencës dhe njohin rrezikun se financat dhe shëndeti i tyre mund të preken nga papërgjegjshmëria e tregtimit të produkteve të tilla.