Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike - Takime në qytete

Në kuadër të projektit “Infomimi dhe roli i qytetarëve në nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi”, me mbeshtetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizatat Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike, janë duke organizuar një tur takimesh në disa qytete të vendit, kryesisht me të rinjtë, për të diskutuar mbi përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, po diskutohet roli që duhet të luajnë qytetarët, për të nxitur vazhdiminë e procesit të reformimit të drejtësisë.