Ftesë për pjesëmarrje “THINK” TIRANA

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Selanikut ftojnë nxënës të vitit të fundit të shkollave të mesme (klasat 12), të marrin pjesë në workshopet/seminaret mësimore të organizuara nga Universiteti Amerikan i Selanikut, në datë 15 Shkurt 2018, në ambientet e “OFICINA - Shkolla “Harry Fultz”, Tiranë, në orarin 13:00 – 16:00.

Mund të zgjidhni ndërmjet dy workshopeve :
1-    Creating Mobile Apps Using App Inventor 
2-    My branded self : How well do we sell ourselves on the internet?

Seminaret do të zhvillohen në gjuhën angleze, dhe do të drejtohen nga profesorë të ardhur nga Universiteti Amerikan i Selanikut.

Për më shumë detaje, dhe për tu regjistruar për pjesëmarrje klikoni këtu.

Për cdo paqartësi mund të na shkruani te adresa bursa@osfa.al