Nisin aplikimet per Akademine e Identitetit Rom

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

Fondacioni Soros shpall për herë të parë “Akademinë e Identitetit Rom”. Kjo akademi synon njohjen e pjestarëve te komunitetit rom lidhur me historinë, kulturën, identitetin, lëvizjet sociale/politike të komuniteteve rome në vende të ndryshme të botës, sikundër dhe aspekte të përjashtimit social dhe diskriminimit. Studentët e akademisë do të përfshihen gjithashtu në disa aktivitete të cilat do të synojne eksplorimin e aspekteve të caktuara të kulturës dhe historisë së romëve që jetojnë në Shqipëri. 

Të gjithë të interesuarit mund ti paraqesin aplikimet e tyre deri në datë 20 Maj,  e Hene ora 16:00 nepermjet njeres prej këtyre tre mënyrave:

Kandidatët duhet të jenë pjestarë të komunitetit rom të moshës 16 deri 35 vjeç, të motivuar për të kontribuar në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit të tyre si dhe të interesuar për të njohur më thellë historinë dhe kulturën e komunitetit rom. Akademia do te zhvillohet cdo te shtune per nje periudhe 3 mujore. 

Për më shumë informacione kontaktoni përmes adresës së emailit:

Dritan Nelaj
Menaxher i Programit për Romët
E-mail: dnelaj@osfa.soros.al