Njoftim për Vend të Lirë Pune

Tematika: 

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, OSFA - Soros, prej 20 vitesh i është përkushtuar ndërtimit të një shoqërie aktive dhe tolerante, me një qeverisje të përgjegjshme dhe të hapur për pjesëmarrjen e të gjithë individëve, formësimit të politikave publike që sigurojnë ndershmëri më të madhe në sistemet politike, ligjore dhe ekonomike dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.

Në kuadër të nismës më të fundit, OSFA pret aplikime nga profesionistë të motivuar dhe të kualifikuar, të cilët janë të përkushtuar në avancimin e vlerave dhe parimeve të një shoqërie të hapur, duke u punësuarnë pozicionin e Menaxherit të Programit.

Përshkrimi i Punës

Menaxheri i Programit do të jetë përgjegjës për zbatimin e tre nismave më të fundit të Fondacionit, të lidhura me;

  1. Krijimin e një inkubatori biznesi në vend, i cili do të ketë për synim zhvillimin e sektorit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) të cilat do t'i shërbejnë punësimit të të rinjve.
  2. Rritjen e pjesëmarrjes dhe transparences në procesin e Reformës së Arsimit të Lartë
  3. Përgatitjen e një raporti teknik që do të reflektojë analizën e kostove dhe benefiteve të ndërtimit të shkollave publike të gjelbëra që përdorin energji efiçente.

Kohëzgjatja e programit: 2 vjet

Vendi i punës: Zyrat e OSFA 

Detyrat Themelore

  • Në bashkëpunim dhe në konsultim të ngushtë me partnerë e aktorë të rëndësishëm të fushës, drejton procesin e kërkimit dhe analizimit të situates së biznesit në vënd, duke patur një focus të vecantë tek biznesi me baza në teknologjine e avancuar.
  • Përmes procesit të analizës, identifikon dhe rekomandon alternative të ndryshme të zhvillimit të bizneseve të suksesshme dhe harton plane konkrete për ngritjen fillestare të tyre (star - ups) si pjesë e një inkubatori biznesi (business incubator).
  • Zhvillon praktikat më të mira për ngritjen dhe nxitjen e bizneseve fillestare, si dhe harton programin e mentorimit të tyre.
  • Kryen kërkime në vazhdimësi për të identifikuar nevojat e reja, trendet dhe shërbimet në lidhje me rekrutimin dhe vendndodhjen e klientëve të një inkubatori biznesi
  • Kryen analiza të vazhdueshme të situatave të riskut apo të oportuniteteve prezente në treg me qellim avancimin e punës se bizneseve në faze të hershme, kliente të inkubatorit.
  • Kontribuon në procesin e ngritjes së fondeve shtesë nga sektori privat dhe ai shtetëror.
  • Është aktiv në krijimin dhe koordinimin e rrjeteve me klientë dhe grupe kryesore interesi
  • Shërben si personi përgjegjës për kryerjen e procedurave administrative dhe programatike (të lidhura me proceset e ciklit të projektit) për iniciativat b dhe c (të lartë përmendura).

Kualifikime

  • Diplomë universiteti në ekonomi, administrim biznesi apo administrim publik,  shkenca sociale apo fusha të ngjashme.
  • Studime pas-universitare dhe/apo kurse kualifikimi të lidhura me fushat e programit (me prioritet fusha a).  
  • Minimumi 5 vjet experience në programe apo institucione të angazhuara në zhvillimin ekonomik dhe social.
  • Përvojë në menaxhimin e ciklit të projektit (Project Cycle Management).

Kërkesa të Aplikimit

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë brënda dates 20 Qershor 2014, ora 17:00, dokumentet e mëposhtme:

  • CV të detajuar formati EU (ku perfshihet një foto dhe kontakte të referencave)
  • Letërmotivimi
  • Diploma të studimeve universitare e pasuniversitare
  • Dy letra reference

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat: valbona.carcani@osfa.al dhe info@osfa.al. Vetëm aplikantet e short-listuar do të kontaktohen për informim apo udhëzime të mëtejshme.

Për qartesime ju lutemi kontaktoni në adresat e mësipërme ose në numrin e telefonit: +355 422 34621.