Përfundon projekti Zbatimi i marrëveshjeve dhe eliminimi i barrierave për shfrytëzimin e potencialeve tregtare Kosovë – Shqipëri

Instituti GAP, Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) kanë zbatuar përgjatë vitit 2019 projektin ‘Integrimi ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë dhe Kosovës: Pengesat, sfidat dhe potencialet’.

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për integrimin tregtar midis tyre. Megjithatë, vetëm gjysma e objektivave të parashikuara në këto marrëveshje është arritur plotësisht. Për të bërë të mundur zbatimin e plotë dhe zhvillimin e potencialeve tregtare, dy shtetet duhet të ndërtojnë një strukturë institucionale të përbashkët e të qëndrueshme politiko-teknike për tregtinë. Këto janë vetëm një pjesë e gjetjeve dhe rekomandimeve të përbashkëta, të dala nga dy studime të kryera njëkohësisht në Shqipëri (ACIT) dhe në Kosovë (Instituti GAP dhe Instituti Riinvest). Gjetjet dhe rekomandimet e perbashkëta të dy studimeve i gjeni në këtë publikim përmbledhës në shqip këtu dhe në anglisht këtu.  

Instituti Riinvest dhe GAP hartuan studimin e detajuar për vlerësimin e shkallës së zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë të cilin mund ta aksesoni këtu. Ky studim përmban një vlerësim të potencialit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe identifikimin e barrierave tregtare të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali. ACIT përgatiti një studim të ngjashëm të detajuar lidhur me problemet që hasin eksportet nga Shqipëria për në Kosovë të cilin mund ta akesoni këtu.

Të tre organizatat prezantuan gjetjet nga dy studimet në aktivitete të ndryshme të realizuara:

  • Tiranë në 7.11.2019 në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e biznesit dhe të institucioneve për të cilën mund të mësoni më shumë duke klikuar këtu. Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht nga media dhe për më shumë mund të ndiqni lidhjet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.
  • Tiranë në 21.11.2019 në një tryezë të rrumbullakët me ekspertë ekonomie, gazetarë, akademikë, institute kërkimore, etj. për të cilën mund të mësoni më shumë duke klikuar këtu. Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht nga media dhe për më shumë mund të ndiqni lidhjet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8.  
  • Prishtinë në 04.03.2020 në një tryezë të rrumbullakët me shoqata e biznesit, ekspertë ekonomie, gazetarë, dhe studiues për të cilën mund të mësoni më shumë duke klikuar këtu. Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht nga media dhe për më shumë mund të ndiqni lidhjet 1, 2, 3, 4.
  • Prishtinë në 10.03.2020 në një konferencë me politikanë, përfaqësues të institucioneve publike, gazetarë dhe ekspertë të fushës, për të cilën mund të mësoni më shumë duke klikuar këtu. Aktiviteti u pasqyrua gjerësisht nga media dhe për më shumë mund të ndiqni lidhjet 1, 2, 3, 4, 5.

 

Projektit është zbatuar në Kosovë dhe Shqipëri nga Instituti GAP, Riinvest dhe ACIT si pjesë e programit Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit nëpërmjet nismave rajonale të përbashkëta” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS). 

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni në info@osfa.al dhe info@kfos.org.