Procesi i Berlinit nën hijen e Brexit: Lidhja e përpjekjeve të monitorimit të OSHC-ve

Projekti ‘Procesi i Berlinit nën hijen e Brexit: Lidhja e përpjekjeve të monitorimit të OSHC-ve’, financuar nga European Fund for the Balkans, u zbatua nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” nga Maqedonia; European Movement in Serbia, Adnan Ćerimagić, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe EU Policy Hub përgjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018.

Projekti u zbatua në 4 faza (faza përgatitore, faza kërkimore dhe e analizës, faza advokuese dhe monitorimi dhe vlerësimi i ndikimit të projektit). Audienca kryesore e targetuar e projektit përfshiu: 1) OSHC-të nga Ballkani Perëndimor që janë të fokusuara në procesin e integrimit në BE dhe në bashkëpunimin rajonal; 2) Organizata rajonale të Evropës Juglindore (p.sh. SEETO, CEFTA, RCC, ERP, REA dhe të tjera); 3) Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe qeveritë e shteteve anëtare të BE-së të përfshira në Procesin e Berlinit; dhe 4) institucionet e BE-së që merren me politikat e zgjerimit dhe me vendet e zgjerimit në fushat e mbuluara nga Procesi i Berlinit.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të vlerësojë shkallën e reformave që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, objektivat specifikë ishin: 1) vlerësimi strukturor i Procesit të Berlinit; 2) analiza e efekteve të procesit të Berlinit mbi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe progresin e bërë nga Trieste 2017 deri në Londër 2018 në të gjitha fushat e politikave të lidhura me Procesin e Berlinit; 3) Vlerësimi i rolit të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e Berlinit; 4) Advokim për përfshirjen strukturore të OSHC-ve në procesin e hartimit të politikave në nivel kombëtar dhe rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe gjatë Samiteve të Ballkanit Perëndimor.

Rezultatet e pritshme të projektit ishin:

  • Krijimi dhe funksionimi i një rrjeti formal rajonal i përbërë nga OShC, hulumtues individualë/ekspertë të politikave dhe rrjeti ekzistues nga Ballkani Perëndimor, i cili do të shërbejë si një mekanizëm monitorimi për të vlerësuar dhe dhënë rekomandime për zhvillimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit dhe nxitja e partneritetit me qeveritë.
  • Dokumenta politikash rajonal, duke analizuar nga afër zbatimin e angazhimeve të bëra nga qeveritë kombëtare të Ballkanit Perëndimor të përfshira në Procesin e Berlinit nga Samiti i Triestes 2017 deri tek Samiti i Londrës 2018.
  • Dokument politikash rajonal, duke analizuar efektet e Brexit, përfshirjen e Britanisë pas Brexit në proceset e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
  • Tre aktivitete advokimi për promovimin e dokumenteve politikash rajonal.

 

Publikimet e përgatitura nga projekti ishin:

  • Procesi i Berlinit si një aktor në sigurinë e brendshme dhe kundër terrorizmit: Mundësitë dhe sfidat
  • Rimendimi mbi sigurinë: Ballkani Perëndimor si ofrues i sigurisë
  • Përmirësimi i bashkëpunimit për të luftuar migracionin – Ballkani Perëndimor dhe Procesi i Berlinit
  • Ballkani Perëndimor dhe sundimi i ligjit: Si ta zgjidhim një kap-22?
  • Perspektiva e besueshme e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor përmes lenteve të Procesit të Berlinit.