Programi i rritjes profesionale te te rinjve Rom dhe Egjiptian

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në partneritet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR), synon të zbatojë një program të veçantë në mbështetje të rritjes profesionale të të rinjve romë dhe egjiptianë të diplomuar, përmes përfshirjes së tyre 1-vjeçare në një prej drejtorive të MMSR. Ky program synon gjithashtu rritjen e kontributit të të diplomuarve romë dhe egjiptianë në planifikimin e politikave dhe veprimtarisë së institucionit në ndihmë të këtyre komuniteteve.

Është i ftuar të paraqesë interesin çdo person që i përket komuniteteve të lartë përmendura të cilët zotërojnë një diplomë universitare në fushën e shkencave sociale dhe me përvojë në punën e drejtëpërdrejtë në përmirësimin e jetës së komuniteteve te tyre.
Në përfundim të konkurrimit do të zgjidhen dy fitues, një i diplomuar me përkatësi rome dhe një me përkatësi egjiptiane.

Disa prej detyrave që do të përmbushin fituesit paraqiten si më poshtë:

  • Organizimi i takimeve të rregullta me organizatat lokale të komunitetit rom dhe egjptian dhe koordinimi i aktiviteteve me to 
  • Vizita dhe takime të rregullta në terren me komunitetin për të identifikuar zonat më në nevojë si dhe njohjen nga afër të problemeve konkrete me të cilat përballet komuniteti
  • Vizita në terren në zona ku zbatohen programe të financuara nga donatoret për të njohur programet dhe për të mbledhur informacion mbi impaktin dhe praktikat pozitive
  • Hartimin e raporteve lidhur me çështje specifike dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të çështjeve të caktuara nga MMSR apo institucionet vartëse
  • Organizimi dhe ndjekja në nivel ndër-ministror i çështjeve që lidhen me komunitetin rom dhe rgjiptian
  • Hartimin e një buletini dy- mujor për çështjet e komunitetit rom dhe egjiptian.

Për të aplikuar klikoni në: bit.ly/aplikimiMMSR dhe plotësoni formularin përkatës deri në dt. 17 Shkurt 2014, ora 17:00. Informacion të mëtejshëm gjeni në www.soros.al ose www.sociale.gov.al   

Për pyetje lidhur me procesin kontaktoni në adresën: programifellowship@gmail.com