THIRRJE PËR APLIKIME - Programi i Medias

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

THIRRJE PËR APLIKIME

Programi i Medias

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të Programit të tij të Medias, shpall Thirrjen për projekte, për të ofruar mbështetje për organizata dhe gazetarë të angazhuar për të kontribuar në prodhimin e një gazetarie cilësore në shërbim të interesit publik, si dhe për grupe të rinjsh që duan të eksperimentojnë me forma e mënyra krijuese të mbulimit/tregimit të ngjarjes e sjelljes së fakteve të publiku.

Bazuar në sa më sipër, Fondacioni shpall këtë Thirrje, për të mundësuar mbështetje për :

- Modele, platforma apo programe mediatike që prodhojnë gazetari cilësore, duke u bazuar në standartet profesionale të gazetarisë. Inkurajohet përdorimi i metodave hulumtuese dhe analizave cilësore të bazura në fakte e të dhëna.

- Mbështetje për Media komunitare dhe/ose rinore, modele që përdorin median dhe teknologjinë për më shumë aktivizëm krijues dhe ndryshim social.

- Mbështetje për iniciativa që tentojnë të diversifikojnë instrumentat mediatikë të përdorur për të sjellë informacion në një formë ndryshe dhe më afër publikut.

Ftohen të sjellin koncept-idetë e tyre lidhur me sa më sipër, organizata, gazetarë apo grupime joformale.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë listën e dokumenteve si më poshtë :

  • Përmbledhje të idesë sipas formatit që e gjeni duke klikuar këtu.
  • Letër Motivimi
  • CV të grupit të punës

Afati i Aplikimit 16 Prill 2017

Dokumentet duhet të dërgohen me email, në adresën konkurs@osfa.al 

Për më shumë informacion mbi aplikimin mund të klikoni Pyetje të shpeshta, ose mund të kontaktoni Fondacionin në adresën e mëposhtme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
konkurs@osfa.al