Thirrje për artikuj investigativë në fushën e drejtësisë

Thirrja organizohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative  në Shqipëri (BIRN Albania), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shipërinë,Balkan Trust for Democracy dhe National Endowment for Democracy.

 

Nëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e drejtësisë, në bashkpunim me shoqërinë civile. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e drejtësisë.

Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,200 USD (minus taksën të ardhurave personale), do kenë në dispozicion një periudhë dy mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.

Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta (javore) me redaktorin, publikimi i tekstit në faqen e BIRN Albania www.Reporter.al dhe gjithashtu në www.BalkanInsight.com, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.

Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, pandëshkueshmërisë dhe mungesës së zbatimit të ligjit në fushë e drejtësisë.

Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sygjeruara si prioritare gjatë një tryeze të rrumbullakët midis gazetarëve dhe përfaqësuesve tëshoqërisë civile në fushën e drejtësisë të organizuar nga BIRN Albania:

- Rastet e mosfillimit, apo te pushimit te procedimit penal nga prokuroret, ne rastet kur kallëzimi është bere nga administrata publike

- Rastet e mosankimit ne gjykate nga administrata publike kundër vendimeve te prokurorit për mosfillim ose pushim te ndjekjes penale, ose tërheqjet nga e drejta e ankimit, ne rastet e kallëzimeve te bëra nga vete administrata publike

- Rastet e vonesës se paarsyeshme te shqyrtimit te çështjeve te rëndësishme nga gjykatat

- Rastet e personave te larguar (për shkak te mos marrjes se masës se sigurisë "arrest ne burg", te cilet kane sot janë ne kërkim

- Sjellja/pasurimi i zyrtareve te larte te pushtetit gjyqësor, pas largimit nga detyra/mbarimit te mandatit

- Promovimi i gjyqtareve

- Rastet e karrierës se anëtareve te KLD-se, gjate kohës qe ata janë në ketë detyre

- Shkaqet e ndryshimit te rezultateve te ndryshme nga inspektimet e njëkohshme te Inspektoratit te KLD-se dhe Inspektoratet te Ministrisë se Drejtësisë, dhe problemet e shkaktuara nga këto mospërputhje te inspektimeve te dyfishta

- Monitorimi i deklaratave te pasurive te gjyqtareve dhe funksionareve te tjerë te larte ne fushën e drejtësisë

- Si përfshihen ne gare kandidatet për Gjykatën e Larte, apo Gjykatën Kushtetuese, etj.

- Moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e përmbaruesve gjyqësore ne çështjet civile, apo nga organi i prokurorisë ne çështjet penale

- Arsyet e mosfllimit te procedimeve te pushuara për shkak te imunitetit parlamentar, tashme qe ky imunitet është shfuqizuar me ndryshimet kushtetuese te vitit 2012.

Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.

 

Kandidatëve i kërkohet që bashkë me formularin e plotësuar të aplikimit të dërgojnë një CV, dhe tre shembuj të punës së tyre me email në:kristina.voko@birn.eu.com

Afati i Aplikimit: 6 Shkurt, 2015

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 9 Shkurt, 2015