Thirrje për pjesëmarrje nga Qendra për Arsim Demokratik

Qendra për Arsim Demokratik (CDE) ka filluar zbatimin e projektit: “Përmirësimi i cilësisë së shkollës kërkon kapacitete menaxheriale që të shfrytezojnë hapësirat dhe kompetencat e fituara nga procesi i decentralizimit”, që bashkëfinancohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - SOROS.
Projekti do të zbatohet në tri Drejtori Arsimore Rajonale të vendit: Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

Qendra për Arsim Demokratik fton të gjithë drejtuesit/mësuesit e shkollave të DAR Elbasan, Shkodër dhe Vlorë të aplikojnë për pjesëmarrjen e tyre në veprimtaritë dhe trajnimet që do të organizohen nga projekti.
Të interesuarit të dorëzojnë kërkesën e tyre pranë zyrave të CDE-s deri në datën 1 gusht 2011 në adresën:

Rruga Mustafa Matohiti, Pall. 7, Shk. 1, Nr. 1/2, Tiranë.

Ose të kontaktojnë:
Tel: +355 4 2247893
Mob.: 0686080789
Mob.: 0686080934
E-mail: infocde@cde.edu.al
2011-07-10 00:00:00 Europe/Tirane