Trashëgimia Thirrje për aplikime: Programi i politikave kërkimore për Romët

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

http://www.romadecade.org/policy_research_fellowship_2011

Open Society Think Tank Fund dhe Open Society Roma Initiatives shpallin Programin e Politikave Kërkimore për të rinjtë Romë të diplomuar në BA, MA dhe PHD nga Shqipëria, Bosnie Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Ceke, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovakia. Në vitin e tij të parë programi synon të nxisë aplikimet nga të diplomuarit Romë të interesuar në pasurimin e njohurive të tyre dhe në zhvillimin e njohurive mbi poltikat në fushat e mëposhtme:

• Politika ekonomike (me interes të vecantë në zhvillimin ekonomik dhe politikat e punësimit)
• Politika arsimore
• Politika të Integrimit Europian
• Politika gjinore
• Qeverisje
• Zhvillimi në nivel lokal (me interes të vecantë në politikat e brendshme)
• Politika të shëndetit publik
• Politika Sociale
• Politika të sigurisë personale (Me interes të vecantë në sigurinë personale të Romëve dhe parandalimin e dhunës kundrejt Romëve)

Cdo program mund të zgjasë deri në 18 muaj, në varësi të cështjes së përzgjedhur, kohëzgjatjes së periudhës së internship-it dhe produkteve të pranuara të politikave. Programi do të fillojë në Janar 2012.

Afati i aplikimit: 25 shtator 2011
2011-09-07 00:00:00 Europe/Tirane