Tryezë Diskutimi: Qeverisja Vendore dhe Instrumentat Financiar Afatmesëm Si të zbusim sfidën e Investimeve Kapitale në nivelin vendor?!

Më datë 15 Shtator 2010, ora 10.00 – 12.30, Co-Plan organizon në Hotel Sheraton tryezën e diskutimeve "Qeverisja Vendore dhe Instrumentat Financiar Afatmesëm Si të zbusim sfidën e Investimeve Kapitale në nivelin vendor?!" 

Kjo tryezë organizohet me mbështetjen e Local Government and Public Service Reform Initiative të Open Society Foundations dhe të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë. 

Sfondi i Tryezës

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, vjen në këtë tryezë pas një eksperience shumë vjeçare pranë qeverisjes vendore (Shkodër, Kukës, Lezhë, Fushë Krujë, Durrës, Fier, Korçë, Berat, etj.) në përgatitjen dhe zbatimin e dokumentave strategjikë si strategjitë e zhvillimit të qytetit, planet e përgjithshme rregulluese dhe së fundmi financuar disa donatorëve: Soros në Shqipëri (me projektin NOSA); LGI Budapest (me projektin “Vazhdim i mbështetjes në bashkitë DELTA”) dhe USAID (me projektin LGPA), në përgatitjen e Planeve të Investimeve Kapitale si një instrument për zbatimin Strategjive të Zhvillimit Ekonomik Lokal. 

Në procesin e transformimeve të vrullshme urbane, NJQV-të në Shqipëri përballen me një gamë të gjerë problemesh komplekse, shumica e të cilave e lidhur me të ardhurat e munguara vendore krahasuar me nevojat për investime kapitale në infrastrukturën sociale e fizike. Për të bërë të mundur sigurimin e fondeve për rrjetin e infrastrukturave disa prej qyteteve Shqiptare u angazhuan në hartimin e programeve të investimeve kapitale të financuar prej donatorëve të ndryshëm . Shumë prej projekteve të infrastrukturës të parashikuara në këto plane janë të pasigurtë dhe varen prej transfertave të qeverisë qëndrore. Për më tepër aktualisht thuajse nuk ka një formë/mënyrë sistematike për të siguruar/garantuar financimin e duhur të investimeve kapitale dhe për të marrë mbrapsht disa prej kostove të këtyre investimeve nëpërmjet praktikave innovative vendore si p.sh. politika të zhvillimit apo rizhvillimit të tokës. 

Vazhdimisht është diskutuar nëse qeveritë vendore kanë mjaftueshëm para. Kritikët i referohen faktit se niveli i shpenzimeve të pushtetit vendor në Shqipëri është konsiderueshëm më i ulët se në vendet e tjera Evropiane – si përqindje e GDP-së por edhe i krahasuar me nivelin e shpenzimeve të qeverisë qëndrore, dhe argumentojnë nevojën për rritje të këtij niveli. Gjithashtu, të ardhurat e qeverisë vendore dhe përqindja e tyre kundrejt shpenzimeve totale është rritur ndjeshëm, veçanërisht në fillim të dekadës së fundit. Megjithatë, ende pushteti vendor duhet të përballet me kërkesën në rritje për shërbime më të mira dhe nevojën për të ofruar infrastruktura të përshtatshme. 

Në Qershor 2008 Qeveria Shqiptare miratoi ligjin nr. 9936 ‘Mbi Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Shqipëri’ i cili detyron njësitë e qeverisjes vendore (NJQV-të) të përgatisin në linjë me qeverinë qëndrore, programin buxhetor afatmesëm si një instrument planifikimi i cili do të ndihmojë qeverinë qëndrore të përkthejë/harmonizojë strategjitë e saj në nivelin vendor. Ky instrument u prezantua thuajse pa asnjë përgatitje, ndonëse mund të ndihmojë shumë në kordinimin mes planeve strategjike lokale, do të thotë investimeve kapitale dhe strategjive sektoriale të qeverisë qëndrore dhe financimin e tyre. 

Vetë qeveria qëndrore e ka nisur përgatitjen e PBA-së qysh në 2001 dhe vetëm gjatë viteve të fundit ka mundur të operojë plotësisht mbi këtë sistem. 

Qeverive vendore iu kërkua që të kalojnë nga forma e tyre tradicionale e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit në programin buxhetor afatmesëm brenda vitit 2009. Ky proces i gjeti të gjitha NJQV-të (edhe ato më të avancuarat në praktikat e menaxhimit financiar) të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërkesave të ligjit. Udhëzimet dhe rregulloret për nivelin vendor u hartuan për herë të parë në fillim të 2009, dhe nuk u paraprinë nga asnjë diskutim apo trajnim me/për stafin vendor. 

Ndonëse pjesa më e madhe e qeverive vendore në Shqipëri, kanë përfituar nga programme të ndryshme donatorësh me focus ngritjen e kapaciteteve në nivel vendor në lidhje me çështjet e instrumentave të zhvillimit strategjik, ky process (hartimi i PBA-së) rezulton tepër i vështirë në zbatimit e tij. 

Ligji i ri mbi sistemin buxhetor të qeverive vendore prezanton elementë të buxhetit të mbështetur mbi programme, që do të thotë se vendimet mbi shpenzimet buxhetore merren jo vetëm mbi bazën e kostos që kanë por mbi bazën e efikasitetit të kostos (kthimit të investimit) 

Shume faktorë kanë ndryshuar mjedisin në të cilin zhvillohen praktikat e menaxhimit financiar në nivel vendor, duke e zgjeruar rolin e buxhetit përtej një instrumenti të thjeshtë kontrolli. Këto ndryshime kanë rezultuar në presion gjithnjë e në rritje për ta shndërruar buxhetin një instrument që artikulon politikat strategjike me ato fiskale dhe që ia komunikon këto politika një audience të gjerë.  Në këtë kontekst, domethënia e buxhetit në Shqipëri është zgjeruar sa kohë që qeveritë vendpre gjithmonë e më tepër sfidohen në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e produktivitetit dhe përgjegjshmërisë. 

Në këtë kontekst NJQV-të përballen përditë e më tepër me sfidën e përgatitjes së instrumentave financiarë afatmesëm si për të garantuar financimin e duhur për investimet ashtu edhe për të zvogëluar mundësitë e buxhetimit ad hoc dhe afatshkurtër. 

Qëllimi i Tryezës

Qëllimi i tryezës është të gjenerojë debat konstruktiv dhe ide të qarta mbi si mund t`i përgjigjemi nevojës së pushtetit vendor për të financuar investime kapitale si dhe të prezantojë nisjen e një projekti të ri të Co-PLAN në bashkëpunim me Ministrinë e Financave financuar nga OSI/LGI Budapest, për të mbështetur njësitë vedore por edhe pushtetin qëndror në krijimin e praktikave të sukseshme të hartimit të instrumentave financiarë afatmesëm siç është rasti i programit buxhetor afatmesëm. 

Objektivat e kësaj tryeze janë si më poshtë: 

-    Të diskutojë mbi mundësinë dhe sfidën e pushtetit vendor për të përballuar  investime kapitale dhe alternativat që ekzistojnë për zbutjen e kësaj sfide mbi bazën e eksperiencave të krijuara në njësitë vendore të targetuara për hartimin e Planit të Investimeve Kapitale 

-    Të prezantojë projektin e ri të inicuar nga Co-PLAN në bashkëpunim me Ministrinë e Financave financuar prej OSI/LGI Budapest për asistuar disa prej njësive vendore në krijimin e praktikave të punës për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm, si një ndër instrumentat kryesorë për të koordinuar mes niveleve të ndryshme të qeverisjes investimet kapitale 

-    Të krijojë dhe nxisë atmosferën e shkëmbimit të eksperiencave dhe trajtimit të problemeve në lidhje me çështje të menaxhimit financiar mes njësive të ndryshme vendore si dhe qeverisë qëndrore 

-    T’i hapë rrugë një diskutimi edhe më të gjërë në nivel vendor e qëndror në lidhje me hartimin dhe monitorimin e dokumentave strategjik afatmesëm financiar si dhe bazën përkatës ligjore. 

Në këtë kontekst, duke sjellë shembuj konkretë, do të përpiqemi të adresojmë pyetjet e mëposhtme:

•    Si mund të koordinohet më mirë mes niveleve të ndryshme të qeverisjes për të garantuar financimet e nevojshme për investime kapitale në nivelin vendor? 

•    Pavarësisht progresit në mbledhjen e të ardhurave vendore, a e kanë shteruar bashkitë të gjithë potencialin e tyre?

•    Si mund të lidhen më mire nevojat për investime kapitale me buxhetin dhe të ardhurat e bashkisë?

•    Cilat janë sfidat dhe mundësitë që i ofrohen pushtetit vendor në kuadrin e hartimin të programit buxhetor afatmesëm? 

Pjesëmarrësit:

•    Drejtues të lartë të pushtetit vendor të angazhuar me financat lokale në bashkitë : Berat, Durrës, Fier, Fushë Krujë, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Shkodër. 

•    Ministria e Financave dhe drejtoritë përkatëse të pushtetit vendor pranë saj 

•    Përfaqësues nga Ministria e Brendshme / drejtoria përkatëse për pushtetin vendor 

•    Përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, DEBASKON, etj. 

•    Përfaqësues nga grupi i donatoreve, programi DELTA/LGI, programi LGPA/USAID, programi DLDP/Swiss Cooperation, etj. 

Programi:

10:00-10:30    Regjistrimi, Kafe

10:30-10:40    Hapje e Tryezës – Vendosje Konteksti: Z.Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv, Co-PLAN 

10:40-10:50    Pozicionimi i qeverisë në lidhje me planifikimin afatmesëm si instrument për koordinimin e investimeve kapitale: Z.Nezir Haldeda, Zv.Ministër i Financave

10:50-11:00    Rëndësia e lidhjes së strategjive lokale me mundësitë e financimit – Z. Scott Abrams, Zv.Drejtor, Inisiativa për Pushtetin Vendor – Fondacioni për Shoqërinë e Fapur, Budapest 

11:00-11:20    Prezantim 1: Financat vendore dhe investimet kapitale : Nevoja për koordinim dhe problematika të tjera nga eksperienca me pushtetin vendor në hartimin e Planeve të Investimeve Kapitale -  Znj. Anila Gjika, Drejtuese e projektit, Co-PLAN

11:20-11:40    Prezantim 2: Hartimi i programit buxhetor afatmesëm në nivel vendor- Sfida dhe mundësi -  Znj. Etleva Goxhaj/Z. Altin Mihali, Co-PLAN

11:40-12:20    Diskutime 

12:20-12:30     Konkluzione

12:30-14:00    Drekë