Vazhdojnë aplikimet për bursa studimi në nivelin BA në AUBG- American University of Bulgaria

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG)  ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçare Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2019-2020.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;

Letërsi; Psikologji.

 

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
     

APLIKIMI:

Duhet të aplikoni online në linkun: https://apply.aubg.edu/account/register dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin Lista e Dokumentave.

Duhet të dërgoni Formularin e Ndihmës Financiare së bashku me dokumentacionin 

deri në datën 26 Shkurt 2019, në një nga adresat e mëposhtëme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al; Website: www.osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Për më tepër informacion, kontaktoni Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin ne faqen www.osfa.al, ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.