Vazhdon projekti ‘Shtëpia e Konsumatorit – forcimi i zbatimit të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorëve në Shqipëri’

Me mbështjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Projekti, Qendra ‘Konsumatori shqiptar’ po zbaton përgjatë periudhës Korrik 2019 – Qershor 2020 projektin ‘Shtëpia e Konsumatorit – forcimi i zbatimit të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorëve në Shqipëri’.

Qëllimi i këtij projekti është të inkurajojë edukimin e vazhdueshëm të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe të nxisë reagimin e institucioneve publike dhe qytetarëve për mbrojtjen e interesave të tyre.

Projekti zbatohet përgjatë në tre drejtime kryesore:

  1. Nxitja e konsumatorëve për të reaguar mbi të drejtat dhe ofrimi i ndihmës ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
  2. Përmirësimi i punës së aktorëve të përfshirë në garantimin e sigurisë së konsumatorëve për produktet ashensorë.
  3. Përmirësimi i kuadrit ligjor qendror dhe vendor dhe si dhe zhvillimi i politikave të bashkërenduara midis aktorëve të përfshirë për garantimin e sigurisë për konsumatorët. 

 

Qendra ‘Konsumatori Shqiptar’ synon të përmbushi realizimin e këtij projekti duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh si:

  • përgatitjen e materialeve advokuese dhe ndërgjegjësuese;
  • studim për kuadrin ligjor në fushën e sigurisë së konsumatorëve, kryesusht me fokus produktet joushqimore, duke u fokusuar tek ashensorët, si dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e politikave publike në këtë fushë;
  • organizimi i fushatave informuese në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe komunikim në median e shkruar dhe televizive për të arritur në audiencë sa më të gjerë;
  • ndjekja e ankesave të konsumatorëve në rrugë administrative dhe ligjore;
  • advokim me grupet e interesit për të garantuar sigurinë e konsumatorëve në përdorimin e ashensorëve duke garantuar të drejtën e jetës.

 

Në kuadër të këtij projekti, Qendra ‘Konsumatori Shqiptar’ do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse në këtë fushë si: Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, Enti Regullator i Ujit, Enti Regullator i Energjisë, Avokati i Popullit, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, njësitë e qeverisjes vendore, ZVA në trajtimin e ankesave individuale dhe kolektive në rrugë institucionale, apo gjyqësore për të mundësuar zgjidhjen e problematikave të ndryshme që hasin konsumatorët shqiptarë.

Për më shumë informacion mbi projektin mund të ndiqni faqen e Facebookut, Instagramit të Qendrës ‘Konsumatori Shqiptar’; ose mund të kontaktoni në adresën: L.11, Rr, Kumini, Pallati 1319, Durrës; Mob: 00355 69 39 61 511;

Email: qendrakonsumatorishqiptar@gmail.com.