Vetvlerësimi i transparencës nga ana e Institucioneve të Pushtetit Qendror

Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizuan trajnimin në lidhje me “Instrumentin e Vetëvlerësimit të Autoritetit Publik”. Në këtë aktivitet morën pjesë koordinatorët e të drejtës për informim të institucioneve të Presidencës, Kuvendit e Kryeministrisë dhe të të gjitha ministrive.

“Instrumenti i Vetëvlerësimit” është një pyetësor, i cili i shërben Autoritetit Publik për të vlerësuar në mënyrë objektive respektimin e dispozitave të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Shqyrtimi i kujdesshëm i pyetjeve dhe përgjigjet identifikojnë nivelin e realizimit të këtyre detyrimeve rregullatore. Nga ana tjetër, Autoriteti Publik ka një pasqyrë të saktë të masave që duhet të marrë për përmirësimin e problematikave.

Zyra e Komisionerit në bashkëpunim me Fondacionin, në përfundim të këtij procesi, do të dalë me rekomandimet përkatëse për Organet e Pushtetit Qendror, me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve që burojnë nga ligji “Për të drejtën informimit”.