AUBG - HAPEN APLIKIMET PER NE UNIVERSITETIN AMERIKAN TE BULLGARISE

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG)  ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçareUniversitetin Amerikan në Bullgari AUBG për vitin akademik 2017-2018.

 

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;

Letërsi
 

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.

   

 

APLIKIMI:  Ju duhet të aplikoni online deri në datën 31 Dhjetor 2016, në linkun:

https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328 , si dhe të dërgoni me e-mail dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin bashkangjitur (Lista e Dokumentave).

Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare deri në datën 1 Mars 2017, në një nga adresat e mëposhtëme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Për më tepër informacion, Fondacioni SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 29 Tetor 2016, ora 18:00 tek  Hotel Tirana International. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, nga ku mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.