Metodat e Përmirësimit të Shërbimeve dhe Planifikimi Strategjik

01 Janar 2010

Njësitë vendore janë aktorët kryesorë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndaj aftësitë e tyre vlerësohen në detaje nga të gjithë financuesit e mundshëm – Komisioni Evropian, donatorët bilateralë, dhe IFN. Sot, në rrugën drejt hyrjes në familjen Europiane, sektorët e shërbimeve hasin sfida shumë të mëdha, kërkesa për më shumë konsumatorë dhe rënia e përgjithshme ekonomike.
Nga ana tjetër, kërkohet qeverisja qendrore t’i japë rëndësinë maksimale reformave në sektorët përkatës. Nga ana tjetër, kjo varet shumë dhe nga vetë njësitë vendore. Ato do të jenë të afta t’i përballojnë të gjitha këto sfida vetëm nëse përmirësojnë mënyrën se si punojnë. Ky manual i drejtohet kryesisht atyre që punojnë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve dhe mbetjeve
urbane dhe pushtetit vendor, ndonëse mund ta gjejnë të dobishëm edhe politikëbërësit në nivel kombëtar, financuesit, OJF-të dhe konsumatorët. Gjetjet në këtë dokument pune vijnë si rezultat i vëzhgimeve dhe analizave të kryera nga stafi i REC në kuadër të mbështetjes për qeverisjen vendore të mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (SOROS) dhe nga Programi
i Investimeve Prioritare Mjedisore, të cilët kishin si qëllim lehtësimin e përgatijes së strategjive, reformave dhe gjetjes së financimeve në shërbimet komunitare me fokus të veçantë tek ujit dhe mbetjet urbane. Ne besojmë se ky manual do të luajë një rol të rëndësishëm si udhërrëfyes për pushetetin vendor dhe menaxherët e ndërmarrjeve në zbatimin e reformave bashkëkohore të pjesshme apo tërësore. Vetëm pasi të kenë arritur një nivel të caktuar menaxhimi dhe administrimit të kostove, ndërmarrjet do të mund të jenë të gatshme të tërheqin fonde për investime infrastrukturore. Gjendja më e mirë organizative dhe financiare e ndërmarrjeve do të shërbejë si garanci, se infrastruktura e re e ndërtuar do të mund të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të japë përfimtimet mjedisore të dëshiruara. Ky manual sjell së bashku masat e mundshme dhe më urgjente për të ecur përpara. Ai gjithashtu synon të nxjerrë në pah ndërhyrjet e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave konkrete të pushtetit vendor, duke u bazuar kështu në një vështrim të përgjithshëm të gjendjes.Më tej në të trajtohen çështjet e reformave institucionale. Ku parashtrohen rrugët për përgatitjen e këtij procesi, si një hap i parë në reformën e ndërmarrjeve; si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes së sektorit privat si një mundësi për të përmirësuar punën, ulur kostot dhe mundësuar më shumë kapitale.
Gjithashtu, trajtohen çështjet e reformës organizative në nivelin e ndërmarrjes, duke nisur nga një planifikim strategjik më i mirë bazuar në çështjet e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe mundësitë për uljen e kostove.
Për më tepër, manuali hedh një vështrim në anën tjetër të ekuacionit dhe i kushtohet rritjes së të ardhurave nëpërmjet vendosjes së skemave të tarifave të përshtatshme; vendosjen e tarifave në nivelin e duhur për të siguruar mbulimin e kostove; përmirësimin e mbledhjes së tarifave; dhe mbrojtjen e të varfërve nga ndikimi negativ i faturave më të shtrenjta.Në fund të tij do të gjeni dhe raste studimore sipas sektorëve, të cilat mund t’i shërbejnë njësive të tjera vendore në planifikimi strategjik dhe reformat përkatëse në përmirësim të shërbimeve.
Manuali është i ndërtuar në mënyrë të ndarë për çështjet e ujit dhe për çështjet e mbetjeve urbane, pasi këto dy sektorë kanë veçantinë e tyre dhe në këtë mëyrë mundet të jenë më lehtësisht të kuptueshme për lexuesin.