Përdorimi i Facebook, Twitter, YouTube dhe Blogjeve për ligjërim politik mes të rinjve dhe kandidatëve për bashki e komuna

27 Mars 2011

Sot Instituti EUNACAL dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , në kuadër të nismës
Ligjërimi Politik 2.0, në mjediset e hotel "Rogner, organizuan një takim të hapur me fokus “Përdorimin e Facebook, Twitter, YouTube dhe Blogjeve për ligjërim politik mes të rinjve dhe kandidatëve për bashki e komuna, në fushatën për zgjedhje vendore Maj 2011”

Në takim u prezantuan rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti EUNACAL në 12 – 18 Tetor 2010, me 2,267 të intervistuar në të gjithë vendin. Pjesmarrës në takim ishin studentë të Klubeve të Ligjërimit Politik dhe aktorë të shoqërisë civile.

7 konkuzionet kyçe të sondazhit, tek të cilat u përqëndruan diskutimet e takimit ishin:
• 66.7 % e të rinjve ndihen aspak pjesmarrës në hartimin e politikave publike të pushtetit vendor.
• Gratë dhe vajzat ndihen më të papërfshira në politikbërje se burrat.
• 34.4 % e të rinjve shqiptarë shprehen se do të largoheshin nga vendi nëse do siguronin një punë në BE.
• Mospjesmarrja në politikbërjen e pushtetit vendor nxit largimin nga vendi
• 43 % e të rinjve përdorin Social Media për të marrë informacione mbi politikën
• 27 % e të rinjve shpenzojnë çdo ditë më shumë se 2 orë në Facebook, YouTube, Twitter & Blogje.
• 46.3 % e të rinjve që përdorin internetin shprehen se do ndiheshin më pjesmarrës nëse politikanët/politikbërësit do komunikonin me ta përmes YouTube, Facebook, Twitter & Blogjeve.

2 rekomandimet e dhëna gjatë takimit, për kandidatët për bashki e komuna dhe për partitë politike garuese në zgjedhjet vendore 2011, ishin:
• Kandidatët për bashki e komuna duhet të venë në përdorim Facebook, YouTube, Twitter & Blogjet për të komunikuar drejtpërdrejt me të rinjtë e qyteteve/komunave ku kandidojnë.
• Partitë politike duhet të aftësojnë dhe asistojnë kandidatët e tyrë në përdorimin e Facebook, YouTube, Twitter & Blogjeve gjatë fushatës zgjedhore.
Për të parë të plotë sondazhin, klikoni këtu.