Trashëgimia Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine prezanton kater studime te reja ne fushen e Arsimit dhe te Romeve.

03 Korrik 2013

Ky studim paraqet ecurine e politikes se Altertekstit gjate vitit 2012 si dhe nje krahasim te problematikave nder vite (2010-2011-2012). Te dhenat e studimit u mblodhen permes njesere intervistash, fokus grupesh dhe nje ankete online me mesues, prinder, nxenes dhe drejtues shkollash te cilet paraqiten pervojen dhe kendveshtrimin e tyre rreth zbatimit te Altertekstit. Rezultatet e studimit deshmojne per nje numer te madh problematikash te cilat sebashku kercenojne seriozisht zbatimin e drejte te politikes se tekstit shkollor sikunder dhe cilesine e arsimit ne pergjithesi. Studimi paraqet dhe disa rekomandime te cilat do te jene pjese e nismave te fondacionit per te nxitur ndryshimin e situates ne mbeshtetje te cilesise se arsimit shqiptar.

Studimi mbi administrimin e Matures Shteterore 2012 mbart nje dimension te ri pasi pervec hulumtimit te mbarevatjes se Matures Shteterore siguron te dhena lidhur me ndikimin e produktit te ketij procesi ne cilesine e arsimit te larte publik. Ky botim paraqet njeherazi nje pamje te kenveshtrimit te maturanteve dhe ish maturanteve ndaj Matures Shteterore sikunder dhe ecurine e performances se tyre akademike nga shkolla e mesme ne arsimin e larte publik. Gjetjet e studimit deshmojne per nje administrim problematik te Matures Shteterore 2012 si dhe per nje sere veshtiresish me te cilat perballen ish maturantet tashme studente ne universitetet publike. Studimi na njeh gjithashtu me pikpamjen e studenteve ne lidhje me vijueshmerine e kurrikules nga shkolla e mesme ne shkollen e larte si dhe me pervojen e tyre ne studimet universitare.

Studimi mbi Dekaden e Perfshirjes dhe gjendjen e Romeve ne Shqiperi eshte nje perpjekje per te siguruar nje kuptim me te thelle rreth gjendjes se ketij komuniteti dhe shkallen e ndikimit te politikave kombetare ne perpjekje per te shperbere ciklin e varferise bashkejetues i pjeses derrmuese te komunitetit Rom. Studimi ka siguruar te dhenat permes realizimit te nje ankete kombetare, shqyrtimit te legjislacionit si dhe shfrytezimit te teknikes se “Mystery Shopping” e cila ndihmoi ne provokimin e situatave konkrete te marrjes se nje sherbimi nga qytetare Rom dhe jo Rom. Studimi paraqet rezultate domethenese si dhe na njeh me nje analize kritike mbeshtetur ne prespektiven e ekonomise, arsimit, shendetit dhe strehimit.

Botimi mbi arsimin gjitheperfshires eshte nje perpjekje e Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine ne mbeshtetjen e kerkuesve te rinj te interesuar rreth kesaj fushe si dhe nxitjes se nje diskutimi kritik dhe te informuar rreth gjendjes, praktikave, potencialit si dhe kufizimeve te sektorit te arsimit kundrejt parimit te gjithperfshirjes. Botimi paraqet pese studime cilesore te kerkuesve te rinj te cilet kane kryer nje pune kerkimore te kualifikuar te udhehequr nga nje kerkues me pervoje ne fushen e arsimit. Punimet kerkimore te ketij botimi perbejne copeza te nje mozaiku i cili hedh drite ne disa prej hapsirave te ndricuara dobet sa per shkak te interesit te ulet per ti shkuar dukurive ne thellesi si dhe per shkak se nuk ndodh shpesh qe studiuesit e fushes te inkurajohen per nje shfrytezim me te shprehur te qasjeve kritike ne studimet e tyre.