CSDG: SPAK Monitor nr.3, Dhjetor 2018 - Shkurt 2019

05 Shkurt 2019

Rëndësia e arritjes së objektivave strategjikë të reformës përkundrejt sfidave të procesit: Fillimi i procedurave për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme një nga tre shtyllat kryesore të reformës.

Me konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) filluan procedurat respektive në drejtim të emërimit të përkohshëm të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda dhe kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme.
Këto procese ende nuk kanë përfunduar dhe konfirmimi në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjyqtarëve dhe prokurorë është një hap i rëndësishëm i procesit, zbatimi me sukses i të cilit do të shmangte vonesat në ngritjen e këtyre institucioneve.

Megjithatë, procesi i ngritjes së Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe SPAK pavarësisht vonesave të tejkaluara dhe atyre të pritshme përbën fillimin e zbatimit të një prej shtyllave më kryesore të reformës në sistemin e drejtësisë.

Ky numër i tretë i SPAK Monitor i dedikohet fillimit të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe SPAK si edhe sfidave të mundshme, të cilat mund të shoqërojnë procesin.

Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF