CSDG: SPAK Monitor nr.4, Mars - Maj 2019

06 Maj 2019

Fillimi i ushtrimit të kompetencave të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në drejtim të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatat dhe Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbën një nga fazat më të rëndësishme të krijimit të dy institucioneve kryesore në vend për gjykimin dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta.

Të dyja organet kanë filluar procedurat për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (KKKO), si edhe përzgjedhjen e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, rol përcaktues do të kenë vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjithashtu, funksionimi i këtyre strukturave do të varet nga plotësimi i një sërë kushtesh ligjore, financiare, teknike, administrative dhe njerëzore.

Ky numër i katërt i SPAK Monitor përshkruan ecurinë e deritanishme të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatat dhe Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF