CSDG: SPAK Monitor nr.7, Dhjetor - Shkurt 2020

02 Mars 2020

Numrin i 7 (shtatë) i SPAK Monitor i dedikohet sfidave në drejtim të ngritjes kapaciteteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe mbarvajtjes në drejtim të funksionimit të Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKKO).

Megjithë ecurinë e deritanishme të këtyre proceseve, ndërlidhja ndërmjet tyre thekson rëndësinë e koordinimit të të gjitha hapave ligjorë për ngritjen funksionale të SPAK. Gjithashtu, roli dhe kompetencat e prokurorëve, drejtuesve, por edhe punonjësve në këto institucione konsiderohen thelbësore për organizim efiçent dhe të plotë të të gjithë strukturës së institucionit.

Edhe përzgjedhja e kryetarit, kancelarit dhe stafit administrativ të Gjykatave KKKO, përbën një proces po kaq të rëndësishëm për funksionimin e këtyre organeve. Kalimi me sukses i verfiikimit të kushteve të sigurisë, thelbësor për emërimin e tyre, bën të mundur jo vetëm plotësimin e pozicioneve, por në mënyrë të veçantë sigurimin e funksionimit dhe organizimit të gjykatave në mënyrë sa më efikase.

Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF.