"Drejtësia penale në Shqipëri: Vlerësim i përgjigjes së sistemit gjyqësor ndaj trafikut të narkotikëve"

01 Dhjetor 2017

Nisur nga problematika e shfaqur në vitet e fundit në lidhje me rritjen e kultivimit dhe trafikut të narkotikëve dhe luftën kundër krimit të organizuar, ky Studim vjen me një analizë të thelluar të qasjes së sistemit gjyqësor dhe gjetje origjinale ndaj këtij fenomeni. Ky Studim është i pari në llojin e vet i cili shqyrton “politikën penale” të sistemit gjyqësor ndaj trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar duke u nisur thelbësisht nga vendimet e vetë gjykatave të krimeve të rënda.  Analiza dhe gjetjet e këtij Studimi janë projektuar në rreth 225 vendime të gjykatave të krimeve të rënda dhe Gjykatës së Lartë në periudhën 2005-2015, duke u mbështetur në 5 indikatorë, të formuluar mbështetur në opinionet e marra me të paktën 10 ekspertë të fushës.

Studimi i plotë:
“Drejtësia penale në Shqipëri: Vlerësim i përgjigjes së sistemit gjyqësor ndaj trafikut të narkotikëve”

Përmbledhje ekzekutive:
Përmbledhje ekzekutive - "Drejtësia penale në Shqipëri: Vlerësim i përgjigjes së sistemit gjyqësor ndaj trafikut të narkotikëve"

English version:
Executive summary - "The Criminal Justice System in Albania: Analysis of the response of the justice system to trafficking of narcotics"