E drejta e 20.000 zgjedhësve për të propozuar një nismë ligjvënëse

20 Shtator 2018

Projektligji i hartuar nga Qendra per Nisma Ligjvenese Qytetare me mbeshtetjen e Fondacionit, i cili ka ndjekur nje proces advokimi dhe konsultimi per me shume se 1 vit me aktore te ndryshem shteteror dhe shoqerine civile ka hyre ne procedurat parlamentare, si nisme deputetesh. 

Komisioni i Ligjeve, si komision pergjegjes, e ka miratuar ne parim kete projektligj ne muajin korrik 2018 si dhe ka vendosur t’i drejtohet Komisionit te Venecias per nje opinion ligjor ne lidhje me te dhe perputhshmerine e tij me dispoziten kushtetuese, te drejten e 20.000 zgjedhesve per te propozuar nje nisme ligjvenese. 

Dje nje grup i Komisionit te Venecias kane patur takim me perfaqesues te Kuvendit per diskutimin e ketij projektligji. https://www.parlament.al/News/Index/6845  

Ky projektligj i mundeson qytetareve pjesemarrje aktive ne vendimarrje dhe qeverisje, permes propozimit dhe hartimit te nismave ligjvenese per mbrojtjen e te drejtave te tyre apo dhe te çeshtjeve te tjera me ndjeshmeri te larte publike.

Shpresojme qe projektligji te miratohet nga Kuvendi i Shqiperise sa me shpejt duke krijuar ne kete menyre infrastrukturën e duhur ligjore, te munguar prej 20 vitesh, per ushtrimin efektiv te se drejtes kushetutese te nismes ligjvenese te shtetasve.

Per me shume informacion, per permbajtjen e ketij projektligji, ju ftojme te ndiqni videon e meposhtme