Efektiviteti i kallëzimeve penale të KLSH | ResPublica

10 Nëntor 2017

Në kuadër të projektit “Promovimi i sfidimit të pandëshkueshmërisë në lidhje me kallëzimet penale të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe vlerësimi i veprimeve të Prokurorisë”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, qendra Res Publica ndërmori një kërkim dhe përgatiti këtë studim mbi ecurinë e kallëzimeve penale të bëra nga KLSH, që nga raportimi i shkeljeve në raportet e auditimit, deri në përfundimin eventual të procesit hetimor dhe gjyqësor.

Studimi ka në fokus analizën e faktorëve që favorizojnë pandëshkueshmërinë në këtë proces zinxhir, të cilat lidhen me kuadrin ligjor dhe me praktikën e organeve ligjzbatuese.

Studimi u përqëndrua në dy drejtimet e mëposhtme:

Së pari u analizuan raportet e auditimit të KLSH që rezultuan me kallëzime penale të bëra nga KLSH gjatë vitit 2013;

Së dyti u analizuan vendimet e mosfillimit ose të pushimit të ndjekjes penale nga ana e prokurorisë, si dhe vendimet e gjykatave të të gjitha shkallëve, për të vlerësuar nëse ato përmbushnin standardet e një hetimi dhe gjykimi të plotë e të gjithanshëm.

Në përfundim të studimit grupi i punës arriti disa konkluzione dhe hartoi rekomandime, me qëllim përmirësimin e mekanizmave të ndëshkueshmërisë për të siguruar një mbrojtje sa më efektive të financave publike.

Materialin në pdf mund ta gjeni bashkëngjitur këtij publikimi ose duke klikuar këtu.